July 22, 2026
1 min read

Deponia e Sferkës, Bajrami: Mbyllje urgjente dhe hetim institucional

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar mbylljen e deponisë së Sferkës dhe hetim të plotë për vonesën në reagimin institucional ndaj zjarrit që përfshiu këtë zonë.

Ajo e mirëpriti angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por theksoi se ndërhyrja erdhi me vonesë, pasi deponia kishte qenë në flakë për rreth dhjetë ditë.

Sipas raportimit të Demantim News, Bajrami kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hetojnë të gjithë përgjegjësit për mosveprim, duke theksuar se qytetarët u ekspozuan për ditë të tëra ndaj tymit toksik.

Ajo bëri të ditur se i qëndron prapa kallëzimit penal të dorëzuar dhe përsëriti kërkesën që deponia e Sferkës të mbyllet, ndërsa përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop