August 30, 2026
1 min read

Deponia në Trokan të Dragashit përfshihet nga zjarri, kryetari kërkon ndihmë në shuarjen e tij

Këtë të diel, deponua e mbeturinave në Trokan të komunës së Dragashit është përfshirë nga zjarri.

Kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që posedojnë pompa uji, që të iu dalin në ndihmë Shërbimit të Zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

“Po ashtu, u bëjmë apel kompanive dhe personave që kanë mundësi të angazhojnë kamionë me dhe, pasi ndihma e tyre është më se e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Kamionët me dhe do të kompensohen. Çdo ndihmë është e rëndësishme dhe e nevojshme në këtë moment! Ju lutemi, shpërndajeni këtë apel dhe lajmëroni personat që mund të ndihmojnë”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Go toTop