by
April 22, 2026
1 min read

Deputeti i VV-së nuk po i ndalë deklaratat skandaloze, i drejtohet Vlora Çitakut: I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut, përgjatë seancës për energjinë elektrike.

Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Çitaku.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Musliu.

Deklarata e Gecit u kritikua me të madhe në opinionin publik, ku ndaj saj u distancuan deputetë të LVV’së, si dhe vetë kryeministri.

Latest from Blog

Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj rrezikut të zjarreve në pyje dhe hamullore gjatë sezonit veror. Përmes një postimi në rrjetet
Go toTop