April 16, 2026
1 min read

Deputetja Salihu kërcënohet me jetë: S’do të më ndalin në detyrën time

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Arbnora Salihu, ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar rëndë përmes rrjetit social Facebook nga një qytetar.

Ajo tha se, përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.

Sipas Salihut, rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, derisa theksoi se përpjekje të tilla për ta frikësuar dhe denigruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk do ta ndalin në ushtrimin e detyrës së saj si përfaqësuese e qytetarëve.

Latest from Blog

Go toTop