Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa prej tyre janë krijuar pritje dhe kolona.
Situata më e ngarkuar paraqitet në Muçibabë, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po presin rreth 60 minuta, ndërsa kolona ka arritur deri në 800 metra.
Fluks është regjistruar edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet për automjete janë rreth 30 minuta. Kolona në hyrje arrin rreth 200 metra, ndërsa në dalje rreth 300 metra.
Në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë rreth 10 deri në 15 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:12, në shumicën e pikave të tjera kufitare pritjet janë vetëm disa minuta dhe nuk raportohen kolona të theksuara.
/Demantim News/