April 17, 2026
1 min read

Dështon mbledhja e komisionit për anëtarë të KPM-së, shkak mungesa e kuorumit

Ka dështuar mbledhja e komisionit “ad hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së si pasojë e mungesës së kourumit.

Anëtaret e komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Shoshi-Musliu dolën nga mbledhja ende pa nisur ajo, pasi mungonin anëtarët nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje ishte e paraparë shqyrtimi i listës së kandidatëve.

Kryetari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se do të tentojnë që gjatë ditës të mbajnë mbledhjen.

“Në rëndësinë e procesit, po e shtymë që me mundësi me u mbledhë gjatë ditës. Për fat të keq, mbrëmë kemi mbetur deri vonë në trajtimin e konkursit të bordit të RTK-së, edhe kjo ka ndikuar paksa te anëtarët që me mundë me mbërri në kohë. Një lloj mirëkuptimi ndoshta me mund me gjetë. Ju njoftojmë monitoruesve dhe mediave për afatin e ri gjatë ditës”, tha Bajrami.

Latest from Blog

Go toTop