August 22, 2026
1 min read

Dështon takimi Kurti–Ulutash, KFOR-i: Për shkak të rrethanave të paparashikuara

Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

KFOR-i ka bërë të ditur se takimi i paraparë për sot nuk është zhvilluar për shkak të “rrethanave të paparashikuara”, pa dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Megjithatë, KFOR-i ka theksuar se komandanti i misionit vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë.

Takimi ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës nga Kurti, i cili kishte bërë të ditur se me Ulutashin do të diskutonte edhe për situatën rreth Urës së Ibrit.

Kurti kishte deklaruar se e konsideron të pakuptimtë që ura të vazhdojë të mbetet e mbyllur, pas njoftimit të NATO-s për reduktimin e pranisë së KFOR-it në këtë zonë.

Nuk është bërë e ditur nëse takimi Kurti–Ulutash do të ricaktohet.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop