“Devolli Group” ka mirëpritur në një vizitë zyrtare Andrew Caruso, përfaqësues i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Gjatë vizitës, Caruso u njoh me kapacitetet prodhuese, investimet teknologjike dhe standardet e kompanisë, si dhe me kontributin e “Devolli Group” në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në takim u diskutuan edhe sfidat e industrisë vendore të qumështit, përfshirë ndikimin e importeve me çmime dumping ndaj prodhuesve dhe fermerëve kosovarë.
Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik dhe sektorin prodhues në Kosovë.
/Demantim News/