by
June 19, 2026
1 min read

Dhëndri e gjuan me armë vjehrrin në Prishtinë

Një përleshje fizike, që fillimisht nisi me shkopinj bejsbolli mes pesë personave, eskaloi edhe me përdorimin e armës së zjarrit ku u plagosën dy persona dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi sonte në rrugën “Papa Gjon Pali” në Matiçan të Prishtinës rreth orës 20:00.

Dyshohet se të përfshirë janë dhëndri E.Pacolli dhe vjehrri F.Xheladini.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek ky konflikt. \

Deri më tani bëhet e ditur se tre persona po intervistohen në stacionin policor lidhur me rastin.

Latest from Blog

Go toTop