Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën Kijevë-Zahaq.
Gjatë vizitës, ai u informua për sfidat në terren, përfshirë pengesat e përkohshme në trafik te Ura e Dollcit, ku pritet që qarkullimi të rikthehet pas përfundimit të punimeve, raporton Demantim News.
Basha diskutoi me inxhinierët për ecurinë e projektit dhe u tha se punimet pritet të kenë ritëm më të lartë në ditët në vijim.
Ministria ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për vonesat e përkohshme, duke bërë të ditur se po punohet për përfundimin sa më të shpejtë të këtij aksi rrugor.