Një video e publikuar gjatë ditës së sotme nga Indeksonline, ku shihet një person duke hedhur gjësende në parkingun e ETC-së në Gjilan, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët.
Menjëherë pas publikimit të videos, në komentet e saj banorë të shumtë kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke pretenduar se personi në fjalë ka probleme të shëndetit mendor dhe se, sipas tyre, ka pasur edhe raste të mëparshme të sjelljeve shqetësuese. Një qytetar ka shkruar:
“Ky është Valdrini, i njohur për krejt Gjilanin. Këtë njeri ose ka me mbytë dikush, ose ky ka me mbytë dikë. Me shumë keqardhje, por ky nuk e ka vendin në shoqëri. Institucionet shëndetësore duhet të gjejnë një mënyrë për ta trajtuar.”
Ndërsa një tjetër komentues ka thënë se e njeh personin dhe se, sipas tij, “nuk është djalë i keq”, duke shtuar se shpesh kërkon ndihmë nga qytetarët. Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin masa dhe të vlerësojnë situatën, me qëllim që të parandalohet ndonjë incident i mundshëm dhe të sigurohet trajtimi i duhur për personin.
Shënim: Pretendimet e bëra në komentet e qytetarëve nuk janë të verifikuara në mënyrë të pavarur.