April 2, 2026
1 min read

Dita e Autizmit: Kërkohet më shumë përfshirje dhe mbështetje

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, në emisionin Ora 7 në Klan Kosova u diskutuan sfidat me të cilat përballen fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre në Kosovë.

Aktivistja Valbona Shala Thaçi theksoi se, pavarësisht iniciativave ligjore, fëmijët me autizëm ende nuk janë të përfshirë si duhet në legjislacion.

“Ajo që është shqetësuese është fakti që prej 9 vitesh kemi një projektligj për aftësi të kufizuara, i cili edhe si i tillë është i mangët, pasi autizmi nuk është i përfshirë si kategori. Procedurat për diagnostifikim dhe përfitim të statusit janë shumë burokratike. Ndërkohë, mungon një ligj gjithëpërfshirës për nevojat e veçanta, ndërsa për autizmin nuk kemi fare”, tha ajo.

Ndërkaq, psikologia Verona Përquku sqaroi një nga keqinformimet më të përhapura, duke theksuar se nuk ka dëshmi shkencore, sipas saj, që vaksinat shkaktojnë autizëm.

“Prindërit duhet ta dinë se nuk ka evidencë që vaksinat shkaktojnë autizëm, prandaj vaksinimi duhet të vazhdojë sipas vizitave të rregullta pediatrike. Po ashtu, është e rëndësishme të kuptohet se autizmi nuk është një sëmundje që ka nevojë për shërim”, tha Përquku, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë panel, logopedia Bardha Kika foli për qasjen që duhet të kenë prindërit ndaj fëmijëve me autizëm, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit, komunikimit dhe mbështetjes së vazhdueshme në zhvillimin e tyre.

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop