August 11, 2026
1 min read

Dita e katërt e bllokadës, Ramadani: Çdo ditë vonesë godet xhepin e qytetarëve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me bllokadën e Kuvendit, duke e cilësuar si ditën e katërt të vonesës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ramadani ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë se derisa nuk po zgjidhet kryetari i Kuvendit, qytetarët po përballen me rritje të çmimeve.

“Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin kryetarin e kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 euro. Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka përsëritur gatishmërinë e Aleancës për të kontribuar në zhbllokimin e situatës dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta pranojë ofertën gjashtëpikëshe të partisë.

“Pranojeni ofertën 6-pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve! Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin”, ka përfunduar Ramadani.

Latest from Blog

Go toTop