Dinamikat brenda “Ferma VIP 3” nuk kanë të ndalur dhe duket se produksioni ka vendosur t’i mbajë fermerët dhe publikun nën një interes të vazhdueshëm.
E mbrëmë kastit iu bashkua edhe një femer i ri.
DJ Bujaka u bë zyrtarisht pjesë e “Ferma VIP 3”.
Prej kohësh, marrë shkas edhe nga një lidhje e tij sentimentale, djali është zhvendosur të jetojë në Tiranë, ku dhe po operon rregullisht me angazhime të shumta si DJ në kryeqytet.
Përfshirja e tij në këtë reality show pritet të sjellë një tjetër ritëm mes banorëve, duke qenë se ai vjen nga një ambient argëtues dhe ka një profil interesant për t’u eksploruar nga kamerat 24/7.