Nusja e Fatmire Shabanit ka ndarë një mesazh prekës pas humbjes tragjike të vjehrrës së saj në aksidentin e rëndë në rrugën Bllacë–Shkup.
Përmes një postimi në Facebook, Pranvera Shabani e përshkroi Fatmiren si një grua të fortë, të dashur dhe shtyllë të familjes. “Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë”, ka shkruar ajo.
Siç raporton /Demantim News/, Fatmire Shabani humbi jetën së bashku me Ejup dhe Xheneta Tërnavën, teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit.
Pas ngjarjes tragjike, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie dhe ka anuluar aktivitetet e planifikuara në shenjë respekti për viktimat, ndërsa ende nuk është bërë i ditur njoftimi për kohën dhe vendin e varrimit.