Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion kontrolli në lagjen Ulpiana të Prishtinës, duke inspektuar disa biznese që merren me shitjen e pajisjeve mobile.
Sipas informacioneve të para, në fokus të aksionit kanë qenë mobishopët për të cilët dyshohet për shkelje të mundshme ligjore.
Dyshimet lidhen me futjen e mallrave në mënyrë të kundërligjshme dhe mosrespektimin e detyrimeve tregtare nga disa operatorë ekonomikë. Kontrollet po zhvillohen nga ekipet përkatëse të Doganës së Kosovës.


