April 20, 2026
1 min read

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Zyrën e Doganës në Prizren janë identifikuar parregullsi në një dërgesë të deklaruar nga një subjekt ekonomik.

Sipas njoftimit në Facebook, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e dokumentacionit dhe ekzaminimin fizik të mallrave, duke kontrolluar origjinën, sasinë dhe përshkrimin e tyre.

Gjatë kontrollit janë konstatuar mospërputhje dhe deklarim i pasaktë në emërtimin e mallrave, çka ka rezultuar në një dallim vlere rreth 29 mijë euro.

“Në bazë të këtyre gjetjeve, veprimet përbëjnë kundërvajtje doganore sipas Nenit 244 (pika 1.2) të Kodit Doganor Nr. 08/L‑247 — paraqitje e deklaratës me të dhëna të pasakta ose jo të plota dhe përshkrim të pamjaftueshëm të mallrave.

Dogana e Kosovës vijon procedurat ligjore përkatëse dhe bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen dhe ndëshkimin e shkeljeve, me qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të konkurrencës së drejtë në treg”, thuhet në postimin e Doganës.

Latest from Blog

Go toTop