Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë komentuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçit, për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, ka bërë me dije se trupi gjykues do të shqyrtojë këtë çështje.
Ai ka thënë se vendimi për këtë kërkese do të merret në kohen e duhur.
“Trupi Gjykues do të nxjerrë një vendim lidhur me këtë kërkesë në kohën e duhur”, ka deklaruar ai.