Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë e tij, Sami Lushtakun, dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Drenica 1”.
Përmes një postimi, ai e cilësoi vendimin si “drejtësi të vonuar”, duke theksuar se procesi gjyqësor kishte zgjatur më shumë se 13 vjet.
Lushtaku shprehu gjithashtu shpresën që edhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore të gjata, të lirohen sa më parë.