Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafik duke aktivizuar dronët dhe pajisjet inteligjente për monitorimin e shkeljeve në rrugë.
Me këtë teknologji, njësitet policore po identifikojnë në kohë reale drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, kryejnë parakalime të rrezikshme apo shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.
Siç raporton Demantim News, aksionet me dronë dhe pajisje inteligjente pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në zona të ndryshme të Kosovës, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
/Demantim News/