August 17, 2026
1 min read

Dua Lipa mahnit me pamjen në festën e shoqes, fotografitë bëhen virale

Dua Lipa duket se e ka shijuar në maksimum festën e organizuar për fejesën e shoqes së saj të afërt, Ella.

Këngëtarja e njohur është bërë bashkë me shoqërinë e saj për të festuar këtë moment të veçantë, ndërsa nga festa nuk kanë munguar as momentet argëtuese dhe fotografitë e shumta.

Dua dhe shoqet e saj kanë ndarë me ndjekësit pamje nga atmosfera e festës, duke publikuar edhe fotografi me poza tërheqëse që kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Festa është shoqëruar me momente të gëzueshme dhe atmosferë festive, ndërsa paraqitjet e këngëtares në këto fotografi kanë bërë që postimet të komentohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Latest from Blog

Go toTop