Anëtari i LDK-së, Florian Dushi, ka deklaruar se rezultatet e dobëta në tri palë zgjedhjet e fundit, veprimet që ai i cilëson jostatutare të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe trajtimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe kanë rënduar gjendjen brenda partisë.
Sipas Dushit, këto janë arsyet që kanë shtyrë një pjesë të delegatëve të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe hapjen e rrugës për ndryshime.
Ai theksoi se Abdixhiku ishte zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kishte gëzuar mbështetje të gjerë në fillim të mandatit, por shtoi se tri proceset e fundit zgjedhore kanë treguar se LDK-ja nuk ka arritur të rrisë mbështetjen elektorale, çka ka nxitur debatet e brendshme.
/Demantim News/