July 13, 2026
1 min read

Dy ngjarje të rëndësishme në Francë: Rama merr pjesë në të dyja me ftesë të Macronit

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Takimi do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, pjesëmarrja e Ramës në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit tonë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim me aleatët euroatlantikë.

Ndërkohë, më 14 korrik, me ftesë të Macron, Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Latest from Blog

Aktori i jep fund jetës, ishte vetëm 44 vjeç

Ylli i filmit “The Marvelous Mrs. Maisel”, Josh Grisetti, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare. Ylli i ekranit kreu vetëvrasje të premten (10.07.26), ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u
Go toTop