Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po vazhdojnë takimin në ambientet e Kuvendit të Kosovës, rreth dy orë pas nisjes së bisedimeve.
Takimi ka filluar në orën 18:00, ndërsa diskutimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Sipas informacioneve të raportuara nga burime, gjatë këtij takimi pritet të hidhet në diskutim edhe emri i Haki Demollit si kandidat i përbashkët për postin e Presidentit.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar nëse palët kanë arritur marrëveshje, ndërsa bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut po vazhdojnë.