Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara, një në Pejë dhe tjetri në Istog, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit marihuanë.
Për Demantim News, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se në të dy rastet janë zbuluar rreth 20 bimë narkotike të kultivuara, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.
“Në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në komunën e Istogut, janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy persona për kultivim të bimëve narkotike të dyshuara të llojit marihuanë. Në të dy rastet janë zbuluar rreth 20 bimë narkotike të kultivuara,” deklaroi Nikçi.
Ai shtoi se Prokuroria e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë për Luftimin e Narkotikëve të Policisë së Kosovës në Pejë, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas Nikçit, brenda afatit ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurën penale.
/Demantim News/