August 1, 2026
1 min read

Dy persona raportohen të zhdukur brenda pak orësh në Shtërpcë dhe Ferizaj

Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar të premten në Shtërpcë dhe Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e tyre.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 11:00 në Shtërpcë, ku një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkaq, rreth orës 12:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt, një burrë ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Shtërpce 31.07.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. · Fsh. Dubravë, Ferizaj 31.07.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”.

Latest from Blog

Go toTop