Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Shkup, nën dyshimin për veprën penale të falsifikimit të parave, pas një aksioni të Policisë së Maqedonisë së Veriut.
Për Demantim News, gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me të cilin udhëtonin të dyshuarit, janë sekuestruar valuta të ndryshme – euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike – me vlerë të përgjithshme prej rreth 230 mijë eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Të dyshuarit, të moshës 30 dhe 44 vjeç, janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal në koordinim me prokurorin kompetent.
/Demantim News/