Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave të dyshuar për krime lufte, të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin-Potokut.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, e cila dyshon se të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile gjatë periudhës së luftës.
Prokuroria ka bërë të ditur se, për shkak të zhvillimit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japë më shumë detaje për rastin.
/Demantim News/