Dy turistë kanë humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Çikës në Shqipëri, duke detyruar nisjen e një operacioni kërkim-shpëtimi.
Sipas informacioneve të para, turistët kanë aktivizuar sinjalin SOS pasi nuk kanë arritur të gjejnë shtegun për t’u kthyer dhe kanë kërkuar ndihmë.
Pas marrjes së alarmit, ekipet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë, janë nisur drejt zonës ku dyshohet se ndodhen turistët.
Aktualisht, ekipet po punojnë për përcaktimin e vendndodhjes së tyre dhe operacioni për gjetjen dhe shpëtimin e tyre po vazhdon në terren.