Gjatë ditës së sotme, në lagjen Arbëri të Prishtinës u raportua për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes u panë edhe njësitë e Policisë së Kosovës.
Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, ngjarja nuk lidhet me ndonjë incident të ri, por bëhet fjalë për një rikonstruksion të vendit të ngjarjes, i realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me Gjykatën e Prishtinës dhe prokurorinë.
Ky rikonstruksion është zhvilluar në kuadër të hetimeve për një vrasje të ndodhur vite më parë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.