July 23, 2026
1 min read

Dyshohet për importim dhe modifikim armësh, arrestohet shtetasi serb

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Serbisë, i dyshuar për importim, transportim dhe modifikim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Siç mëson Demantim News, arrestimi u krye pas hetimeve dhe grumbullimit të provave materiale, ndërsa dyshohet se armët janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me ligjin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop