by
June 9, 2026
1 min read

E dhimbshme: Një i moshuar gjendet pa shenja jete nga familjarët në Gjakovë

Një person i lindur në vitin 1940, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se trupi i të moshuarit është gjetur në ora 07:20 të mëngjesit të së martës.

Sipas zëdhënësit policor, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

Latest from Blog

Go toTop