Një 7-vjeçar është gjetur i vetëm në malin Fuji të Japonisë, pasi dyshohet se babai i tij vazhdoi ngjitjen duke i kërkuar djalit të priste në një strehimore.
Policia u njoftua rreth orës 07:40 të së enjtes, pasi një punonjës i një strehimoreje në stacionin e gjashtë të shtegut Fujinomiya raportoi se fëmija kishte mbetur vetëm.
Djali u gjet i ulur në një stol, në një lartësi prej rreth 2,490 metrash. Ai u tha policëve se ishte lodhur gjatë ngjitjes dhe se babai i kishte thënë të qëndronte aty, ndërsa vazhdoi përpara me dy persona të tjerë.
Fëmija, nga Nagoya, u gjet pa lëndime. Policia kontaktoi babanë, e paralajmëroi për situatën dhe më pas ia dorëzoi djalin.
Rasti ka nxitur diskutime në Japoni mbi sigurinë e fëmijëve dhe kufijtë e pavarësisë së tyre gjatë aktiviteteve në ambiente malore.