August 25, 2026
1 min read

E mitura bie nga kati i gjashtë në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK

Një e mitur është lënduar pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në DRP-Pejë po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur rasti.

Latest from Blog

Go toTop