E mitura që u rrëzua nga kati i gjashtë i një banese në Pejë është në gjendje të rëndë dhe jostabile.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka bërë të ditur se vajza është trajtuar fillimisht në Qendrën Emergjente, ku është konstatuar politraumë e rëndë.
Më pas, ajo është transferuar në Klinikën e Pediatrisë, konkretisht në repartin e Intensivës, për trajtim të mëtejshëm.