by
May 11, 2026
1 min read

E pakënaqur me flokët, 27-vjeçarja ther me thikë kuzhine parukierin në sallon

Një kliente e një salloni bukurie ka sulmuar me thikë një parukier, pasi pretendoi se asaj i ishin prishur flokët gjatë trajtimit. Ngjarja ndodhi më 5 maj në sallonin “Casa Ferrare”, në zonën Barra Funda të Sao Paulos, Brazil.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar si Lais Gabriela Barbosa da Cunha, 27-vjeçare, sulmoi me thikë parukierin Eduardo Ferrari, ndërsa ai po punonte me flokët e një klienti tjetër.

Lais papritmas ka futur dorën në çantë e saj, nxjerri atë që dukej si thikë kuzhine dhe ia nguli në shpinë Eduardos.

Oficerët e policisë mbërritën në sallon dhe folën me personat e përfshirë përpara se të ndalonin Lais.

Një stiliste e dytë doli më vonë e veshur me doreza plastike, duke mbajtur thikën që thuhet se është përdorur në sulm. Dëshmitarët i thanë policisë se ajo fillimisht u largua nga salloni e kënaqur me rezultatin dhe madje postoi komplimente në internet.

Por disa ditë më vonë, ajo filloi të ankohej për flokët e saj, duke kërkuar paratë e saj mbrapsht dhe duke dërguar mesazhe kërcënuese në llogarinë WhatsApp të sallonit, sipas raportit të policisë, shkruan Metro.

Latest from Blog

Kallet taksi në Prishtinë

Një taksi është përfshirë nga flakët në “Rrugën B”, pranë “Royal Mall”-it, në Prishtinë. Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë. Ende
Go toTop