August 29, 2026
1 min read

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në një aksident me motoçikletë në Finlandë

Një 54-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.

Sipas policisë finlandeze, aksidenti ka ndodhur gjatë ndërrimit të korsisë, kur një veturë është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga viktima. Përplasja ka qenë fatale dhe motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi, 54-vjeçar.

Në vendin e aksidentit kanë dalë policia, ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës, të cilat janë njoftuar rreth orës 12:29.

Autoritetet finlandeze dyshojnë se drejtuesi i veturës ishte nën ndikimin e alkoolit. Ai po hetohet për drejtim të rëndë të mjetit nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po zhvillohen nga Policia e Itä-Uusimaas.

Latest from Blog

Go toTop