by
May 4, 2026
1 min read

E turpshme në Brezovicë: Qytetari hedh mbeturinat nga vetura në rrugë

Një veprim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm është regjistruar së fundmi në zonën turistike të Brezovicës, ku një qytetar është parë duke hedhur mbeturina nga vetura e tij.

Ngjarja ka ndodhur afër stazës, një zonë e frekuentuar nga vizitorë vendorë dhe të huaj.

Sipas pamjeve, personi në fjalë ndaloi për pak çaste dhe hodhi mbeturinat pa asnjë hezitim, duke ndotur ambientin përreth.

Mbrojtja e mjedisit mbetet një sfidë e përbashkët, ndërsa raste të tilla tregojnë nevojën urgjente për edukim dhe respekt ndaj hapësirave publike.

Latest from Blog

Go toTop