July 22, 2026
1 min read

Ekskluzive: Zbulohet identiteti i serbit të arrestuar në veri, dyshohet edhe për vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicën e Veriut 25-vjeçarin Marko Periq, i dyshuar për disa vepra penale.

Sipas burimeve të Demantim News, Periq dyshohet se më 10 korrik kishte dëmtuar me gurë dy automjete. Ai kishte arritur t’i shmangej arrestimit më 14 korrik, por u lokalizua dhe u arrestua në Mitrovicën e Veriut, ndonëse tentoi sërish të largohej.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar se kishte dëmtuar automjetet.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tij ishte aktiv edhe një urdhërarrest i lëshuar nga gjykata për veprën penale “Kanosje”.

Po ashtu, sipas të dhënave policore, Periq figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë “Vrasje”, “Nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raste që janë në procedurë pranë organeve të drejtësisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Marko Periq është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop