by
May 12, 2026
1 min read

Ekspertja Çeku: Turistët vijnë për të parë sa mysliman është shteti i Kosovës

Në Kosovë numri i turistëve po rritet dita-ditës.

Eleonora Çeku, eksperte e turizmit në emisionin “Ora Shtatë” tha se vendi ynë është destinacion turistik.

“Kosova është një shtet shumë atraktiv. Së pari është një shtet që nuk ka shumë që ka dalë nga lufta, ku ka shumë prej atyre që duan ta shohin nga afër”, tha ajo në Klan Kosova.

Sipas saj, ka shumë turistë që kanë frikë të vinë në Kosovë, megjithatë disa të tjerë, sipas saj, kureshtja i shtyn për të vizituar vendin.

“Mandej është edhe kjo çështja që Kosova në zemër të Evropës, është një shtet me mazhorancë myslimane. Ka prej atyre që duan të vinë dhe ta shohin sa mysliman është shteti i Kosovës”, tha Çeku.

Latest from Blog

Go toTop