August 6, 2026
1 min read

Eksplodimi i veturës në Gjilan, 40-vjeçari dyshohet se kishte konflikte me disa persona

Hetimet për shpërthimin e një veture në Gjilan, ku mbetën të lënduar dy persona, janë duke vazhduar, ndërsa po dalin edhe detaje të reja rreth rastit.

Nga shpërthimi u lënduan një 40-vjeçar dhe një 25-vjeçare. Sipas informacioneve nga QKUK, burri ka pësuar lëndime të rënda dhe vazhdon të jetë në gjendje serioze.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Diellëza Berisha, 40-vjeçari kishte kaluar disa orë në shtëpinë e tij dhe më pas ishte kthyer te automjeti.

Mësohet se e reja kishte mbetur jashtë veturës, ndërsa shpërthimi ndodhi menjëherë pasi 40-vjeçari hyri brenda saj.

Po ashtu, sipas informacioneve jozyrtare, ai dyshohet se kishte mosmarrëveshje me një grup personash. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky informacion është pjesë e hetimeve që po zhvillojnë Policia dhe Prokuroria.

Latest from Blog

Go toTop