August 8, 2026
1 min read

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer, është gjetur në orët e para të mëngjesit në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës, raporton A2 CNN.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të dyshuar për vendosjen e lëndës eksplozive.

Latest from Blog

Go toTop