Policia e Kosovës ka ekstraduar sot një shtetas të Danimarkës, i cili kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i.
I dyshuari u transferua përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, në koordinim mes Policisë së Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve daneze.
Siç raporton Demantim News, ai akuzohet nga autoritetet daneze për veprat penale “Vrasje”, “Mbajtje e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese” dhe “Zjarrvënie”.
Ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Danimarkës.
/Demantim News/