August 21, 2026
1 min read

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet shqiptare për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë.

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitet përkatëse dhe institucionet e drejtësisë, e ka realizuar ekstradimin më 21 gusht 2026, përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Personi ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar letër­rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Latest from Blog

Go toTop