August 6, 2026
1 min read

Ekstradohet pas 30 vitesh, zbulohet dosja e vrasjes së dy vëllezërve në Patos

Pas më shumë se 30 vitesh në arrati, Sokol Hoxha është ekstraduar në Shqipëri dhe pritet të përballet me drejtësinë për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 1997 – vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos.

Për Demantim News, sipas dosjes hetimore, konflikti nisi pas një debati për një kasetofon makine, por u përshkallëzua në një përplasje të armatosur që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve më 30 mars 1997.

Hetimet tregojnë se pas konfliktit fillestar, Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi u armatosën dhe dolën në kërkim të viktimave. Në afërsi të tregut të fruta-perimeve në Patos, ata i qëlluan me armë zjarri Ilirjan dhe Hektor Banajn, të cilët humbën jetën nga plagët e marra.

Gjykata i ka shpallur fajtorë Sokol Hoxhën dhe Dritan Selimin për vrasjen në bashkëpunim, ndërsa Hoxha akuzohet se për vite me radhë iu shmang drejtësisë duke përdorur identitete të rreme.

Përveç kësaj çështjeje, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi, ndërsa autoritetet britanike i kanë revokuar pasaportën që kishte siguruar me identitet të rremë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop