August 25, 2026
1 min read

Ekzekutohen pagesat për masat e punësimit dhe pushimin e lehonisë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e masave aktive të tregut të punës dhe përfitueset e pushimit të lehonisë.

Sipas ministrisë, mjetet tashmë janë transferuar dhe përfituesit mund t’i tërheqin përmes kanaleve përkatëse.

Nga ministria nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me numrin e përfituesve apo vlerën e përgjithshme të pagesave.

Latest from Blog

Go toTop