Një incident dyshohet se ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Sipas pamjeve në vendin e ngjarjes kanë arritur forca të shumta policore, të cilat kanë vendosur shirita sigurie përreth stacionit.
Për shkak të situatës, udhëtarëve u është kërkuar të largohen nga zona.
Policia e Kosovës është kontaktuar dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.