November 19, 2025
1 min read

Evakuohet një familje në Ferizaj si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci ka treguar për gjendjen aktuale në këtë qytet, pas shirave të rrëmbyeshëm të së martës.

Ai deklaroi se në një fshat të Ferizajt, një familje është evakuuar si pasojë e këtyre të reshurave.

Sipas tij, ekipet emergjente kanë qenë në terren përgjatë 24-orëve të fundit.

Ndërkohë, në shumë komuna të Kosovës pati vërshime pas reshjeve të dendura, dhe gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop