Flamur Foniqi, kushëri i Jetlirës, 25-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Malishevë, ka folur për ngjarjen që ka tronditur familjen e saj.
Foniqi ka treguar se familjarët janë njoftuar për rastin pas orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa lajmin ua kishte përcjellë një familjar që jeton në Malishevë.
Ai ka thënë se, sipas asaj që familja kishte ditur deri tani, mes Jetlirës dhe bashkëshortit të saj nuk kishte pasur probleme të mëhershme.
“Diskutimet e pakta që i kemi pas me axhën… ai ka thënë se ata të dytë nuk kanë pasur diçka më herët ndërmjet çiftit. Rasti na ka tronditur të gjithëve”, ka deklaruar Foniqi.
Sipas tij, familjarët nuk kishin dëgjuar më parë për ndonjë konflikt apo problem serioz mes çiftit, ndërsa rrethanat e sakta të tragjedisë pritet të sqarohen nga hetimet.