Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se kanë nisur vlerësimet për dëmet e shkaktuara nga reshjet e breshërit në këtë komunë.
Siç raporton /Demantim News/, komisionet komunale kanë dalë në terren për evidentimin e dëmeve, ndërsa procesi pritet të përfundojë brenda shtatë ditësh.
Ferati, gjatë vizitës në zonat e prekura bashkë me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, tha se janë parë dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe kulturat që ishin afër vjeljes.
Ai kërkoi që fermerët e prekur të mbështeten dhe të kompensohen sa më shpejt për dëmet e shkaktuara nga breshëri.